Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.
PDK’ja ka bërë riorganizimin e kryesisë së partisë, ku pozitën e nënkryetarit e ka marrë Bedri Hamza, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”, thuhet në komunikatën e PDK’së.
Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:
- Memli Krasniqi, Kryetar
- Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
- Bedri Hamza, Nënkryetar
- Uran Ismaili, Nënkryetar
- Agim Aliu, Nënkryetar
- Shaqir Totaj, Nënkryetar
- Besianë Musmurati, Nënkryetare
- Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
- Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
- Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
- Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
- Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
- Enver Hoxhaj
- Rrahman Rama
- Jakup Nura
- Sokol Bashota
- Evgjeni Thaçi – Dragusha
- Nexhat Demaku
- Besa Kabashi – Ramaj
- Zenun Pajaziti
- Valdete Idrizi
- Elmi Reçica
- Mërgim Lushtaku
- Ferat Shala
- Fehmi Mujota
- Petrit Hajdari
- Eliza Hoxha
- Ganimete Musliu
- Blerta Deliu – Kodra
- Ariana Musliu – Shoshi
- Floretë Zejnullahu
- Blerand Stavileci
- Luljeta Veselaj – Gutaj
- Muhamet Haliti
- Kujtim Gashi
- Safete Hadërgjonaj
- Genc Prelvukaj
- Kurtan Kajtazi
- Bekim Azizi
- Përparim Gruda
- Arben Mustafa
- Aurora Osmani – Buca
- Arbnora Salihu, Kryetare e RDK